Maqedoni Prokuroria 10 ditë pret rezultatet e obduksionit për 18 personat e vrarë...

Prokuroria 10 ditë pret rezultatet e obduksionit për 18 personat e vrarë në aksionin në Kumanovë

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në kompetencën e të cilës është hetimi për aksionin policor në Kumanovë, edhe më tej i pret raportet zyrtare nga rezultate e obduksionit për pjesëtarët e vrarë të policisë dhe grupit të armatosur, thonë për “Meta-n” nga Prokuroria.

Në shkresën, si përgjigje ndaj pyetjeve tona : “Sa persona gjithsej kanë humbur jetët gjatë aksionit? Sa pjesëtarë të policisë? Sa pjesëtarë të grupit të armatosur? A ka urdhëruar prokurori publik kompetent obduksion të trupave të pjesëtarëve të vrarë të forcave policore dhe nëse ka urdhëruar, a është vepruar sipas urdhërit? –nga Prokuroria konfirmojnë se bëhet fjalë për 18 persona, e jo 22, siç thoshin të dhënat e para të MPB-së.

“Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit zbaton procedurë të zgjeruar hetimore për ngjarjet e fundit nga aksioni policor në Kumanovë. Për momentin priten raportet nga rezultatet e obduksionit për personat e vrarë – 8 nga forcat policore dhe 10 nga grupi i armatosur- na u përgjigjën nga Prokuroria.

Nga informacionet e Prokurorisë nuk është e qartë nëse dhe kur është kryer obduksioni i trupave sepse ato u varrosën një ditë pas vrasjes së tyre.

 Të dielën, më 10 maj, në vendlindjet e tyre në rajonin e Pologut, me nderimet ushtarake u varrosën Sasho Samojlovski, Zharko Kuzmanovski nga Brvenica ndërsa në fshatin Zubovc të Gostivarit u varros Nenad Serafimovski.

Atë ditë u varros edhe pjesëtari i njësitit për shpërndarje të shpejtë dhe veprim, Isamedin Osmani.

Ditën e ardhshëm, 11 maj, u varrosën Boban Ivanoviq, Goran Stomejnoviq, Lubisha Arangeloviq dhe Goran Ilievski.

Siç njoftuan nga prokuroria publike, ekspertiza e prokurorit kompetent në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ku kishte të shtëna mes policisë dhe grupit të armatosur, është kryer të dielën më 10 maj.