Maqedoni Nuk ka impiçment për presidentin Ivanov

Nuk ka impiçment për presidentin Ivanov

Kuvendi i Republikës së Maqedoni para pak çastesh nuk e miratoi propozimin e deputetëve të LSDM-së për përcaktimin e përgjegjësisë për kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov.

Për “impiçment” të shefit të shtetit votuan gjithsej 82 deputetë, prej të cilëve 35 ishin për ndërsa 47 deputetë ishin kundër.

Që Gjykata kushtetues ta shqyrtojë përgjegjësinë e presidentit Ivanov nevojitej shumicë prej dy të tretave të numrit të deputetëve në Kuvend.