Bota Dramë e re pengmarrjeje në Francë

Dramë e re pengmarrjeje në Francë

Një burrë i armatosur ka marrë peng disa persona në një postë në Kolombo afër Parisit, njoftojnë mediumet franceze. Tani për tani nuk ka tregues se incidenti lidhet me sulmet e javës së kaluar.

Kriza me pengmarrjet filloi rreth orëve të mesditës, kur një burrë me armë është mbyllur në hapësira e postës. Policia deri më tani nuk njofton se sa persona janë të zënë si peng.

Gazeta franceze “Figaro” njofton se të paktën një person i armatosur mban peng prej dy deri pesë persona. Zona për momentin po vëzhgohet nga helikopteri i sigurisë.