Maqedoni Zaevit i mbetet pasaporta dhe nuk duhet patjetër çdo javë të paraqitet...

Zaevit i mbetet pasaporta dhe nuk duhet patjetër çdo javë të paraqitet në gjykatë

Këshilli penal Gjykata Themelore refuzoi kërkesën e Prokurorisë Publike, që t’i merret pasaporta liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, i cili është i akuzuari i katërt për rastin”Puçi”. U miratua  vendim të hiqet masa sipas së cilës Zaev ishte i obliguar që çdo javë të paraqitet në gjykatën e Strumicës.

Seancë e radhës për rastin “Puçi” është caktuar më 5 tetor. Kjo do të jetë përpjekja e tretë që të fillohet me procesin, në dy seancat e mëparshme Zaevi nuk u paraqit.