Maqedoni MPJ: Nuk ka informacione për maqedonas të lënduar apo të vrarë në...

MPJ: Nuk ka informacione për maqedonas të lënduar apo të vrarë në Nica

Nga Ministria e jashtme njoftojnë se deri më tani nuk ka informacione për maqedonas të lënduar apo të vrarë në sulmet në Nica të Francës.

Nga MPJ thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente të Francës ndërsa për çdo problem qytetarët maqedonas në Francë duhet të drejtohen në ambasadën e Maqedonisë në Paris.

MPJ shpreh ngushëllimet e thella për familjet e viktimave nga sulmet në Nica.

“Shprehim ngushëllim të thellë për familjet e të gjithë të lënduarve dhe viktimave dhe i dënojmë këto sulme ku jetën humbën mbi 70 persona e dhjetëra tjerë u lënduan” shkruan në njoftimin e Ministrisë.