Maqedoni Mogerini dhe Han: Dhuna në Kuvend është e papranueshme, apelojmë për maturi

Mogerini dhe Han: Dhuna në Kuvend është e papranueshme, apelojmë për maturi

“Në mënyrën më të ashpër dënojmë sulmet e sotme ndaj anëtarëve të Parlamentit në Shkup. Dhuna në Parlament është tërësisht e papranuar dhe bëjmë thirrje për qetësim dhe maturi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federika Mogerini dhe euro- komisarit për zgjerim, Johanes Han.

Ata i bëjnë thirrje MPB-së dhe policisë që të krijojnë kushte për siguri në Kuvend dhe për deputetët.

“Demokracia duhet të vazhdojë në rrugën e saj. Ne mirëpresim pozitivisht në zgjedhjen e Talat Xhaferi, si kryetar i Parlamentit. Bashkimi Evropian është i bindur se dialogu politik në institucione është e vetmja rrugë për të shkuar përpara dhe nxisim të gjithë aktorët politikë të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të veprojë në frymën e parimeve demokratike, dinjitetin dhe arsyen e shëndoshë. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë është një vend kandidat për në BE dhe BE-ja është e gatshme të punojë me Parlamentin në reformat e nevojshme që do të ndihmojë pranimin e saj në union”, thuhet në deklaratën e Mogerinit dhe Hanit.