Galeria Ministria e drejtësisë dhe zyra e Ivanovit sërish ngjyrosen nga “Revolucioni laraman”

Ministria e drejtësisë dhe zyra e Ivanovit sërish ngjyrosen nga “Revolucioni laraman”

Sot në suazat e protestës së quajtur “Revolucioni laraman” ngelën të ngjyrosur Ministria e drejtësisë dhe zyra e presidentit Gjorgje Ivanov. Qytetarët të cilët protestojnë ndaj vendimit për falje të presidentit Ivanov, pas ngjyrosjes, u drejtuan drejt Kuvendit të RM-së.

 

Tani për tani nuk dihet cili është itinerari i tyre, por mund të pritet që protesta të përfundoj para godinës së Qeverisë.

Qytetarët e revoltuar brohoritin “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”, “Nuk e ke burgun larg Nikolla” dhe parulla të ngjashme.

Edhe sot protesta filloi prej orës 18, para godinës së PSP që është pikënisje e mijëra protestuesve.