Maqedoni Milloshoski: Zaevi po e vazhdon krizën dhe tenton me dhunë të merr...

Milloshoski: Zaevi po e vazhdon krizën dhe tenton me dhunë të merr pushtetin

Thuajse dy javë pas zgjedhjeve kur të gjithë qytetarët i dinë më rezultatet zgjedhore, Zoran Zaev edhe më tej tenton të manipuloj, deklaroi anëtari i Komitetit Ekzekutiv i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski në konferencën e sotme.

“Jo që Zaevi nuk e din se kush fitoi e kush humbi në zgjedhje, ai shumë mirë din, por supozojmë se dikush prej lartë, siç ai komunikon me SMS porosi i ka thënë të sillet në këtë mënyrë. Fakti që ka thirrje për 24 dhjetor të zi, situata të mëhershme të krizës, vetëm tregon se synimi i Zaevit është që me veprimin e tij ta mbaj gjallë krizën në Maqedoni, që ai vet e krijoi” – deklaroi Milloshoski.