Maqedoni Menduh Thaçi jep dorëheqje nga posti kryetar i PDSH-së

Menduh Thaçi jep dorëheqje nga posti kryetar i PDSH-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka bërë të ditur në faqen e tij në Facebook se jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emërua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare” ka shkruar Thaçi.

Dorëheqja e Thaçit vjen thuajse dy javë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit ku PDSH fitoi vetëm dy mandate.

Menduh Thaçi në krye të partisë erdhi kah mesi i vitit 2007 ndërsa postin e mori nga i ndjeri Arbër Xhaferi i cili ishte kryetari i parë i partisë.