Maqedoni Mediat në pauzë derisa të merren vesh në KShZ

Mediat në pauzë derisa të merren vesh në KShZ

Partitë që kanë firmosur Marrëveshjen e Përzhinos sot do të vazhdojnë me bisedimet në grupet punuese, të cilat do të mbahen në Klubin e Deputetëve, që t’i zgjidhin problemet që dolën lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Kjo nga ana tjetër shtyu bisedimet e grupeve punuese për mediat, për të cilat deri sot pasdite nuk kishte caktuar takim.
 
Sipas informacioneve të fundit, është ngushtuar rrethi i kandidatëve për vendet e ekspertëve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, nga thuajse 40 aspirantë- përfaqësues të partive që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos- deri në dhjetë anëtarë potencial me të cilat duhet të kompletohet KSHZ-ja  
Si mëson “Meta” , të gjithë anëtarët- ekspertë për të cilët deri më tani është  biseduar kanë qenë të afërt me pushtetin ose me opozitën, që ka lënë në pikëpyetje punën dhe paanshmërinë e Komisionit.
Nga burime të afërta nga  ndërmjetësuesit mësojmë se partitë  tek ekspertët që deri më tani janë paraqitur që të përfitojnë në anën e tyre.
Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, ekspertët duhet të jenë të pranueshëm për të gjitha partitë politike që kanë firmosur këtë marrëveshje.