Bota Ballkan Maqedonasit në Shqipëri në vend që me Edi Ramën, bëjnë koalicion me...

Maqedonasit në Shqipëri në vend që me Edi Ramën, bëjnë koalicion me Ilir Metën

Komiteti Ekzekutiv i partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropiane në Shqipëri (AMIE) solli vendim që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri, që pritet të mbahen më 18 qershor, të bëj koalicion me Lëvizjen për integrim socialist të Ilir Metës.

Pasi Meta hoqi dorë nga pozita e liderit të partisë, pas zgjedhjes si president i Shqipërisë, tash Lëvizjen për integrim socialist përkohësisht do ta udhëheq Petrit Vasili.

Deri më tani AMIE ishte në koalicion me Partinë Socialiste, në krye me kryeministrin Edi Rama.

Sekretari i përgjithshëm i AMIE, Vasil Sterjovski, në listën e përbashkët për deputetë në Parlamentin e R. së Shqipërisë, do të jetë kandidat në njësinë zgjedhore të Korçës, shkruan gazeta në gjuhën maqedonase “Ilinden” në faqen e internetit.