Maqedoni Maqedonasë nga SHBA-të kanë denoncuar mashtrim me bileta avioni prej mbi 270.000...

Maqedonasë nga SHBA-të kanë denoncuar mashtrim me bileta avioni prej mbi 270.000 denarë

Dy maqedonas që jetojnë në Indiana-SHBA, kanë denoncuar në policinë e Prilepit se janë mashtruar nga pronarja e Agjencisë turistike “Storia Travel”, Jasmina Jordanoska- Çebrenska, e cila gjoja u ka ofruar bileta më të lira avioni, mëson “Meta”.

Ndryshe, siç thonë ata, oferën e kanë marrë përmes këngëtares Elena Jovçevska e cila ka performuar para mërgimtarëve në SHBA. Ndërsa nga ana tjetër Jovçevska pohon se edhe ajo është viktimë e mashtrimit nga pronarja e Agjencisë ku ka qenë e punësuar.

Dragan Xhikoski, që jeton në Kraun Point- Indiana thotë se Çebrenskës i ka dhënë 5000 dollarë për 11 bileta. Ai rastin e ka denoncuar në policinë e Prilepit.

Problemin e njëjtë e ka edhe bashkë- qytetari i tij nga Kraun Point, Dimçe Nikollovski i cili tanimë gjashtëvite punon në Indiana- SHBA. Ai gjithashtu thotë se Jovçevskën e ka njoftuar kur ajo me bendin e saj ka qenë për turne nëpër Amerikë. Edhe Nikollovski e ka denoncuar rastin.

Pas një kohe të caktuar, Jovçevska i ka telefonuar që t’i merr paratë prapa sepse është mashtruar.

Golgotën e njëjtë e kanë pësuar edhe maqedonasit që jetojnë në Australi. Ata nuk deshën të flasin publikisht, por thanë se Çebrenska ka mashtruar disa familje maqedonase në këtë kontinent.