Maqedoni LSDM sot do të dorëzojë nismë për thirrjen e Kuvendit

LSDM sot do të dorëzojë nismë për thirrjen e Kuvendit

LSDM sot në ora 10:30 do të ngrit në Kuvendin e RM-së nismë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në të cilën sipas paralajmërimeve, duhet të zgjidhet kryetari i institucionit ligjvënës, njoftojnë nga LSDM.

Menjëherë pas dorëzimit të nismës, në pres- qendrën e Kuvendit, deklaratë për mediat do të jep deputeti dhe sekretari i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Siç njoftojnë nga BDI, lideri i partisë Ali Ahmeti, në takimin e djeshëm ka njoftuar ambasadorin e Sllovenisë në vend, Milan Jazbec, për nismën për koordinim parlamentar për emërimin e kryetarit të Kuvendit.

“BDI ka biseduar me partitë kryesore parlamentare për të filluar koordinim parlamentar që të vazhdojë dhe mbarojë seanca konstituive e Kuvendit. Kryetari i ri i zgjedhur i Kuvendit pas mbarimit të seancës, duhet ta informoj presidentin e shtetit për shumicën e re parlamentare dhe të kërkoj ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë,” ka thënë Ahmeti në takimin me Jazbec.