Maqedoni LSDM: Rishikimi i paralajmëruar i buxhetit është dështim për Maqedoninë

LSDM: Rishikimi i paralajmëruar i buxhetit është dështim për Maqedoninë

Qëllimi i vetëm i rishikimit të ri të buxhetit është krijimi i kushteve për huamarrje të re përmes euro- obligacionit ndërsa ministri i ri i financave Kiril Minoski duhet të dijë se ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë me vendosjen e nënshkrimit për huamarrjen e re të larta të qytetarëve, thuhet në reagimin e LSDM për propozim- rishikimin e buxhetit.

“Për Minoskin huamarrja përmes euro- obligacionit është si garanci bankare në Bankën Popullore, kapital i freskët për rritjen e konsumit privat e jo huamarrje e re e qytetarëve. Është e qartë se ai tenton të shpëtoj shefin e tij Nikolla Gruevski pasi deklaroi se me rishikimin planifikon të shkurtoj në pjesën e investimeve kapitale ndërsa njëkohësisht me këtë ta rrit deficitin buxhetor. Kiril Minoski le ta lexoj ueb faqen e Ministrisë së financave që të sheh se investimet kapitale nga fillimi i vitit kanë realizim kapital prej vetëm 16% dhe janë për 20 milionë euro më të ulëta krahasuar vitin e kaluar” thuhet në reagimin e partisë opozitare.

Prej atje thonë se shkurtimi i investimeve kapitale dhe rritja e normës referente të interesit nga ana e guvernatorit të Bankës Popullore Dimitar Bogov e çojnë ekonominë në rrezik për recesion dhe rritje më të ulët se 1%.