Maqedoni LSDM-ja nuk ja dorëzon materialet e përgjuara Janevës deri sa nuk sigurohen...

LSDM-ja nuk ja dorëzon materialet e përgjuara Janevës deri sa nuk sigurohen kushte për ruajtjen e tyre

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nuk do t’i dorëzojë materialet nga përgjimi e paligjshme të komunikimeve prokurores speciale Katica Janevës derisa nuk sigurohen kushte adekuate për ruajtjen dhe mbrojtjen maksimale të tyre, deklaroi sonte në konferencën për shtyp zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov.

Materialet nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve janë shumë të ndjeshme dhe të natyrës konfidenciale dhe për rruajtjen dhe mbrojtjen maksimale të materialeve nuk do t’i dorëzojmë deri në momentin kur do të sigurohen kushtet që materialet të ruhen dhe të mbrohen maksimalisht- tha Shilegov.

Sipas tij LSDM nuk ka njohuri a janë siguruar masat për mbrojtjen e tyre, pasi që deri tani nuk është sjellë Ligji për shërbime të prokurorisë publike.