Sekcioni Kryesor Liderët sot pritet të zhbllokojnë Marrëveshjen e Përzhinos

Liderët sot pritet të zhbllokojnë Marrëveshjen e Përzhinos

Liderët e katër partive më të mëdha VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH sot duhet të takohen për përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas paralajmërimeve të partive, pritet liderët të bisedojnë për çështjet e bllokuara, që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos.

Emërimi i tre ekspertëve, anëtarë të KSHZ-së dhe reformat mediale duhet të jenë në fokusin e bisedimeve të sotme të liderëve.

Mbrëmë pritej të mbahen takimet dypalëshe të përfaqësuesve të partive me ndërmjetësin në bisedime, belgun Piter Vanhoute, për emërimin e ekspertëve të KSHZ-së.