Maqedoni Mjekët në shenjë revolti u grumbulluan në rrethin e Qendrës klinike

Mjekët në shenjë revolti u grumbulluan në rrethin e Qendrës klinike

Në rrethin e Qendrës klinike “Nënë Tereza” sot pasdite një grup i mjekëve u grumbullua në shenjë revolti kundër sulmit ndaj kolegut të tyre. Më herët, ata kishin takim koordinues në amfiteatrin e Qendrës klinike.

Sipas mjekes dhe psikiatres Viktoria Vujoviq, ai që ngre dorë ndaj mantelit të bardhë, është sikur të ngrejë dorë ndaj gjithë botës.

“Ajo që ndodhi mëngjesin e sotëm është e palejueshme. Të gjithë ne humbim ndonjë të afër, por të qëllohet ai që ka ndihmuar nuk lejohet dhe kjo i kalon të gjitha kufijtë. Personalisht konsideroj se fajtori duhet të dënohet me dënimin më të lartë” deklaroi Vujoviq.

Sipas d-r Viktoria Çalovski, grumbullimi i sotëm ka qenë shprehje i një revolti spontan për atë që ndodhi sot në mëngjes.

“Nuk është sulmuar vetëm profesioni i mjekëve, por edhe integriteti fizik i mjekëve. Kjo që ndodhi sot është pasojë e gjendjes që po zgjat me vite. Mjekët punojnë nën kërcënime dhe presione” deklaroi d-r Çalovska.

Ajo shtoi se kolegu i saj në mënyrë më se profesionale e ka ushtruar detyrën e tij, por për fat të keq, pacientja ka ndërruar jetë. Çalovska përmend se veprimet e këtilla në shekullin 21 janë të palejueshme dhe se duhet të ndërmerren masa që të mbrohet profesioni.