Maqedoni Lavrov shpreson që Perëndimit kupton rrezikun e destabilizimit të Maqedonisë

Lavrov shpreson që Perëndimit kupton rrezikun e destabilizimit të Maqedonisë

Moska shpreson se vendet perëndimore kuptojnë rrezikun e përpjekjeve për destabilizimin e Maqedonisë, deklaroi sot ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, njofton “Sputnik”.

Sipas Lavrov, është e çuditshme që Ballkani perceptohet si rajon i “aktiviteteve provokuese” ruse ndërsa çdo relacion normal  i Rusisë dhe vendeve të Ballkanit shkaktojnë shqetësim tek Perëndimi.

“Situata aktuale në Maqedoni është pak komplekse, madje do ta quaja edhe krizë, në pjesën më të madhe është e shkaktuar në mënyrë artificiale, që çon në situatë të ndarjes së shoqërisë”, deklaroi Lavrov duke shprehur shpresë se “Perëndimi e kupton rrezikun e përpjekjeve të këtilla”.

Sipas shkrimeve të “Sputnik”, Moska zyrtare disa herë ka bërë thirrje për ndaljen e përfshirjes nga jashtë në punët e brendshme të Maqedonisë. Portali rus shkruan se zgjedhjet e parakohshme në muajin dhjetor në Maqedonia kanë rezultuar me fitoren e VMRO DPMNE me 51 deputetë ndërsa 49 nga gjithsej 120 ulëse i fitoi LSDM-ja opozitare dhe se prej atëherë partitë tentojnë të formojnë koalicione, por pa sukses deri më tani.

MPJ-ja ruse në mars vlerësoi se opozita maqedonase “hapur mbështetet nga BE dhe SHBA-të” dhe se euro- komisari Johanes Han, përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëjnë “presion të paparë” ndaj presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov që ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë.

Për ndalimin e përfshirjes së huaj në punët e brendshme të Maqedonisë, paraprakisht ftoi edhe përfaqësuesi i përhershëm rus në OSBE, Aleksander Lukashevië, shkruan “Sputnik”.