Maqedoni Kufiri jugor i mbyllur, Komiteti drejtues sot pasdite do të vendos për...

Kufiri jugor i mbyllur, Komiteti drejtues sot pasdite do të vendos për hapat e mëtutjeshëm

 

Komiteti drejtues për menaxhim me krizën e emigrantëve sot pas orës 18, sipas njoftimeve, duhet të mbaj takim ku do të vërtetoj politikën e re të vendit rreth lëshimit të emigrantëve, pas Samitit të Brukselit dhe pas vërtetimit të masave të reja për mbylljen e kufijve për pjesën më të madhe të kërkuesve për azil, që dje miratoi Sllovenia, mëson “Meta”.

Deri në takim, në fuqi mbet vendimi i mëhershëm i Komitetit, sipas të cilit Maqedonia do të lëshoj aq emigrantë sa do të hynë në kalimin kufitar Tabanoc, ndërsa ky numër për momentin është zero.

Prej dje, kufiri jugor është tërësisht i mbyllur për pranim të emigrantëve nga Greqia që presin në Idomeni, sepse siç thonë për “Meta” nga MPB, dy- tre ditët e kaluar Serbia nuk lëshon emigrantë nga Maqedonia.