Maqedoni KSHZ: Të mërkurën pranë Kuvendit do t’i dorëzojmë vendimet për deputetët e...

KSHZ: Të mërkurën pranë Kuvendit do t’i dorëzojmë vendimet për deputetët e zgjedhur

KSHZ sonte mbajti konferencë shtypi ku kryetari Aleksandar Çiçakovski konfirmoi rezultatet nga rivotimi në komunën e Tearcës, të cilat u publikuan në faqen zyrtare të Komisionit para disa orëve.

LSDM ka 245 vota, VMRO DPMNE 149, VMRO për Maqedoni 2, BDI 1, PDSH 2, Aleanca për shqiptarët 1 ndërsa 3 fletëvotime janë të pavlefshme.

“Në bazë të rezultateve nga vendvotime tjera në NJZ 6, BDI ka 6 mandate, VMRO 4, LSDM 3, Besa 3, Aleanca 2 dhe PDSH 2 mandate. Rezultatet finale do të publikohen pasi të përfundoj procedura e ankesave eventuale nga partitë politike” tha Çiçakovski.

Edhe krahas rivotimit të djeshëm në Tearcë, mandatet e partive politike ngelin të njëjta me ato të 11 dhjetorit.

Çiçakovski njoftoi se KSHZ të mërkurën pranë Kuvendit do t’i dorëzoj vendimet për deputetët e zgjedhur, së bashku me raportin për zgjedhjet e realizuara. Nëse në terminin e njëjtë janë të gatshme edhe rezultatet finale në NJZ 6, do t’i dorëzojnë edhe vendimet për deputetët e zgjedhur në këtë njësi.