Korrespondentë Kryetari Taleski ka shëtitur nga komuna deri në Gjykatë dhe është paraqitur...

Kryetari Taleski ka shëtitur nga komuna deri në Gjykatë dhe është paraqitur sipas  rregullave

Kryetari i komunës Manastir, Vladimir Taleski sot sipas rregullave është paraqitur në Gjykatën Themelore në Manastir me çka ka respektuar masën e kujdesit nga Apeli i Shkupit, pas abrogimit të arrestit shtëpiak.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore Manastir, gjykatësja hetuese Milka Bizevska, për “Meta” konfirmoi se Taleski ka ardhur dhe është paraqitur.

Taleski sot për herë të parë u paraqit edhe në mesin e qytetarëve. Punonjës në gjykatën thonë se ai në këmbë ka ardhur deri në Gjykatë, së bashku me nëpunësin e kabinetit të tij e më pas poashtu në këmbë është kthyer.

Ndryshe, kryetari i Manastirit është i dyshuari i parë në rastin e PSP “Transporter” së bashku me 22 persona tjerë të cilët ngarkohen se kanë keqpërdorur me transportin e fëmijëve të shkollave në vlerë prej 360.000 euro. Taleski për herë të parë mori masën e arrestit më 16 qershor e më pas e njëjta dy herë u vazhdua.