Korrespondentë Kryetari i Bogovinjës, Hazbi Idrizi ndërron jetë si pasojë e plagëve me...

Kryetari i Bogovinjës, Hazbi Idrizi ndërron jetë si pasojë e plagëve me armë zjarri

Kryetari i komunës Bogovinjë, Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë pasi sot në mëngjes është qëlluar me armë zjarri, konfirmojnë për “Meta” nga Qendra klinike e Tetovës.

Jozyrtarisht, vrasjen e ka kryer punonjës në komunë i cili gjoja është larguar nga puna. Pas vrasjes, A.K ka tentuar të vetëvritet, duke qëlluar në trupin e tij. Ai më pas me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën klinike në Shkup, KARIL.

Policia punon në zbardhjen e rastit ku priten më shumë detaje.