Maqedoni Kryeministri teknik dhe liderët e partive 40 minuta kanë pritur Gruevskin në...

Kryeministri teknik dhe liderët e partive 40 minuta kanë pritur Gruevskin në takim

Kryeministri teknik për zgjedhjet Emil Dimitriev, ministri i jashtëm Nikolla Poposki, ministri i financave Zoran Stavrevski dhe liderët e rreth 30 partive të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, sot rreth 40 minuta e kanë pritur kryetarin e VMRO DPMNE-së që të mund të filloj takimi i paralajmëruar për orën 12 në Portën “Maqedoni”.

Në takim marrin pjesë edhe kreu i partisë “GROM”, Stevço Jakimovski, kryetari i Lidhjes së Romëve në Maqedoni, Amdi Bajram dhe Ivan Stoilkoviq, kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni.

Para takimi asnjëri nga liderët nuk deshi të prononcohet për mediat.

Megjithatë, sipas informatave jo- zyrtare mësohet se kryetarët e partive do të përshëndesin vendimin për shpalljen e zgjedhjeve më 5 qershor.