Maqedoni Interesimi i mediave botërore për përleshjet e përgjakshme në Kumanovë

Interesimi i mediave botërore për përleshjet e përgjakshme në Kumanovë

“Policia maqedonase në përleshje vdekjeprurëse me një grup të armatosur”, “Zjarr nga snajperi, shpërthime: Pesë policë maqedonas janë vrarë gjatë përleshjes në një krahinë shqiptare”, “Pesë policë të vrarë nga të shtënat me një grup të armatosur në Maqedoni”, “Policia maqedonase ka rrethuar Kumanovën pas përleshjeve vdekjeprurëse”, “UÇK-ja frikësoi Maqedoninë me përleshje të reja të armatosura”, ishin vetëm një pjesë e titujve që mediumet rajonale dhe ato botërore i kanë publikuar sot në dytën e ditë të luftimeve të përgjakshme në Kumanovë.

Rrjeti amerikan i televizionit CNN njofton se forcat e armatosura maqedonase evakuojnë civilë nga qytetit, që gjenden në rajonin e njohur për tensione etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Televizioni “Euro News” shkruan se pesë persona kanë vdekur ndërsa mbi 40 tjerë janë lënduar në Kumanovë, pas kësaj duke përmendur se MPB-ja e Maqedonisë pohon se bëhet fjalë për grup terrorist i cili ka përgatitur sulme të mëtutjeshme. Në kontributin televiziv, gjithashtu, emeton deklaratën e kumanovarit i cili konfirmon se shteti e ka inskenuar tërë rastin dhe se njerëzit për të cilët konfirmon se janë terroristë, personalisht i njeh dhe se nuk ka kurrfarë organizate.

 Mediumet tjera botërore njoftojnë të dhënat e agjencive të famshme të lajmeve “Reuters”, “Asociated Press”, “AFP” dhe “DPA” e Gjermanisë, ku përmendet se MPB konfirmon se bëhet fjalë për grup terrorist nga një shtet fqinj, por nuk përmendet cili është ai. Agjencitë konfirmojnë se sulmet vijnë në kohën kur Maqedonia gjendet në krizën më të madhe politike që nga pavarësia e saj, që është si pasojë e akuzave të opozitës se pushtetit ka kryer përgjime ilegale, por edhe në të njëjtën kohën kur ndodhin protestat kundër brutalitetit policor dhe kërkohet dorëheqje nga kryeministri Nikolla Gruevski. Gjithashtu agjencitë përmendim se pushteti dhe opozita mes vete akuzohen për destabilizim të vendit.

Mediumet serbe njoftojnë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka mbledhur takim të Këshillit të sigurimit të Serbisë për shkak të ngjarjeve në Maqedoni dhe janë dërguar 450 ushtarë shtesë për ta kontrolluar kufirin maqedonas- serb dhe të ndalojnë përshkallëzimin eventual të situatës.