Bota Kozias javën e ardhshme në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë

Kozias javën e ardhshme në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë

Ministri i jashtëm grek Nikos Kozias planifikon turne të dytë në Ballkan.

Javën e ardhshme Kozias do të shkoj për vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë gjegjësisht shtetet që i anashkaloi gjatë vizitës së qershorit kur erdh në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi.

Siç informojnë nga ministria e jashtme greke, Kozias më 14 korrik do të udhëtoj për Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin kosovar Isa Mustafa dhe kryeministrin e jashtëm, Hashim Thaçi.

Prej në Kosovë, Kozias do të udhëtoj në Tiranë ku do të ketë takime me kreun e shtetit. Në Tiranë do ta presin ministri i jashtëm Ditmir Bushati, kryeministri Edi Rama si dhe presidenti Bujar Nishani prej ku do të niset për në Bosnjë.

Pas kthimit nga pjesa e dytë e turneut ballkanik, më 22 korrik Kozias do ta thirr Këshillin për politikë të jashtme dhe të sigurisë, ku do të diskutohen ngjarjet në Evropën Juglindore.