Maqedoni Komisioni për impiçment ndaj Ivanovit sot në rend dite në Kuvend

Komisioni për impiçment ndaj Ivanovit sot në rend dite në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 103-të në të cilën në rend dite duhet të gjendet vendimi për formimin e Komisionit për vlerësimin e gjendjes të Propozimit për vlerësim e përgjegjësisë të presidentit Gjorge Ivanov për vendimin për abolim, të shtruar nga ana e opozitës.

Pas votimit të vendimit nga ana e Parlamentit, Komisioni për shtatë ditë duhet të përgatisë raport për gjendjen e propozimit të opozitës dhe ta dorëzojë deri te kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski. Pastaj ai duhet të caktojë seancë të re në të cilën do të debatohet për raportin dhe për propozimin e opozitës. Që të votohet propozim vendimi nevojitet shumicë e dy të tretave.

Partitë opozitare e shtruan propozimin për impiçment të presidentit pasi  ai e solli vendimin për abolimin e 56 personave. Nga VMRO-DPMNE të premten deklaruan se edhe pse janë kundër vendimit për abolim, konsiderojnë se presidenti Ivanov nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe për atë nuk do ta përkrahin propozimin  e opozitës. Sipas BDI-së, Ivanov në mënyrë direkte e ka shkaktuar krizën  e cila ka eruptuar me vendimin për abolim. PDSH, sërish, zgjidhje të krizës duke e përfshirë edhe abolimin sheh në kthim të shpejtë të katër partive politike në tryezën negociuese.

Në rend dite janë edhe shumë raporte tjera për punën e institucioneve në vitin 2015, si dhe disa propozim vendime për dhënien e pajtueshmërisë  për planet financiare dhe strategjike të institucioneve për vitin 2016.