Maqedoni Kocijançiq për “Meta”: Inkurajojmë qeverinë e re që të organizoj zgjedhje kredibile

Kocijançiq për “Meta”: Inkurajojmë qeverinë e re që të organizoj zgjedhje kredibile

Komisioni Evropian përkujtoj partitë politike se zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos ka rëndësi të madhe për kthimin e Maqedonisë drejt rrugës euro- atlantike, deklaroi për “Meta” zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiq duke shtuar se puna e prokurores speciale ka rëndësi vitale që të kthehet besimi në sundimin e të drejtës.

“E kemi parasysh dorëheqjen e ish kryeministrit dhe inkurajojmë qeverinë që të zbatohen jo vetëm marrëveshja politike, por edhe reformat tjera urgjente. E kemi parasysh vendimin e Parlamentit për shpërbërjen muajin e ardhshëm, me qëllim që të mbahen zgjedhjet sipas marrëveshjes politike më 24 prill, por gjithashtu përkujtojmë se mbajtja e zgjedhjeve kredibile përfshin zbatimin e reformave të patjetërsueshme. Presim të gjitha partitë politike dhe organet e shtetit të bashkëpunojnë në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe menjëherë të sigurohet mbështetja e nevojshme e KSHZ-së, me qëllim që të organizohen zgjedhje kredibile” deklaroi Kocijançiq duke shtuar se komuniteti ndërkombëtarë nuk do të ketë dyshime që të shpreh shqetësimin e saj për përgatitjen e zgjedhjeve dhe sjelljen gjatë fushatës  parazgjedhore.

Kocijançiq tha se Brukseli vlerëson se nuk ka hapësirë dhee kohë që të zbatohen reformat e nevojshme zgjedhore, me qëllim që të ketë zgjedhje korrekte.

“Në këtë fazë, së bashku me OSBE-ODIHR besojmë se ka mundësi të bëhen reformat e nevojshme për zgjedhje të besueshme, me kusht që ato të zbatohen. Por, e tërë kjo varet nga progresi i arritur dhe për këtë arsye, kah mesi i muajit shkurt do të vëzhgojmë këtë, në veçanti lidhur me Listën zgjedhore. Këtë do ta bëjmë me të gjitha palët e përfshira, KE, vendet- anëtare të BE, ODIHR, KSHZ-në dhe përfaqësuesit lokal, me qëllim që të vlerësohet nëse kushtet për zgjedhje kredibile janë plotësuar në datën e paraparë” shtoi Kocijançiq.

Lidhur me ligjin për mediume, ku edhe janë bllokuar grupet e punës për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, Kocijançiq u bëri thirrje partive politike që të bashkëpunojnë për zbatimin e reformave të nevojshme.

“Komisioni disa herë qartë ka shprehur shqetësimin e tij për lirinë e mediumeve, lirinë e shprehjes dhe cilësinë e gazetarisë. KE ju bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të punojnë bashkë dhe të arrijnë progres për reformat e nevojshme sipas standardeve evropiane” tha Kocijançiq.