Maqedoni Kasami: Han ofroi mbështetje për formimin e Qeverisë

Kasami: Han ofroi mbështetje për formimin e Qeverisë

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han dhe treshja evropiane, Ivo Uajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn ofrojnë mbështetje për dalje nga kriza dhe kërkojnë të shohim më shumë drejt të ardhmes së shtetit sesa interesit personal, deklaroi lideri i lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas takimit me katërshen e Brukselit.

“Sot kishim edhe një vizitë të euro- komisarit Johanes Han, që ishte e rëndësishme për Maqedoninë në këtë situatë në të cilën gjendet. Anëtarët e delegacionit ofrojnë mbështetje që të dalim nga kriza. Në këtë drejtim punon edhe BESA, duke mos e shikuar interesin e vet sepse ende ka forca në Maqedoni që duan të na futin në krizë ndëretnike, që është keq për vendin”, tha Kasami.

Ai më tej shton se Han ka dhënë mbështetje për opsionin që të formohet Qeveri për çka ka 67 deputetë duke deklaruar se nuk ekziston kurrfarë “Platformë e Tiranës”, por se ekziston Deklaratë.