Maqedoni Karaxhovski pas takimit me Pançevskin dhe gjykatësit: Problemet në gjykatë nuk janë...

Karaxhovski pas takimit me Pançevskin dhe gjykatësit: Problemet në gjykatë nuk janë të mëdha

Nëntë nga gjithsej trembëdhjetë gjykatësit që dorëzuan ankesë për kryetarin e Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski sot u përgjigjën në ftesën dhe erdhën në Këshillin Gjyqësor, ku kishin takim me anëtarin e kryetarit të Këshillit, Zoran Karaxhovski.

Siç njoftoi Karaxhovski pas takimit, takimi ka qenë transparent  dhe është biseduar për ankesën që gjykatësit e kanë ngritur kundër Pançevskit si dhe për problemet në gjykatë, për të cilat siç tha kryetar i Këshillit, është ardhur në përfundim se s’janë shumë të mëdha, siç paraqiten në opinion.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Karaxhovski tha se më herët kanë pasur takim me kryetarin e Gjykatës Penale ndërsa nëse ka nevojë do të organizohet edhe takim i përbashkët mes gjykatësve dhe Pançevskit.