Maqedoni Janeva: Kemi hyrë në DSK me urdhra nga gjykata që të shohim...

Janeva: Kemi hyrë në DSK me urdhra nga gjykata që të shohim kush ka përgjuar

Prokurorja speciale, Katica Janeva sot me ekipin e saj është futur në Drejtorin e Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe paralajmëroi se prej atje nuk do të del derisa ta mos e kryej punën e saj.

“Jemi futur në DSK që më në fund të mësohet kush ka përgjuar, nëse DSK apo shërbimet e huaja- deklaroi sot para godinës së MPB-së, prokurorja speciale, Katica Janeva.

Janeva tha se bashkëpunimi me DSK-në është zhvilluar me vështirësi.

“Jemi futur në DSK që t’i marrim urdhrat për të gjithë ata për të cilët janë lëshuar PI-masa dhe tërë materialin që është incizuar në periudhën 2008-2015. Këtu jemi me urdhër gjyqësor, pasi prej 8 marsit e këtej pritëm vullnetarisht të na i dorëzojnë dokumentet për përgjimet, por nuk donin. Për momentin punojmë rreth asaj të mësojmë kush ka përgjuar, nëse e ka bërë DSK apo shërbimet e huaja. Këtu prezent është edhe Çavkov (drejtori i Byrosë së sigurisë publike) edhe pse nuk e di në çfarë cilësie. Bashkëpunimi zhvillohet me vështirësi, por unë me ekipin tim të hetuesve do të qëndrojmë këtu derisa ta mbarojmë punën tonë” deklaroi Janeva.

Ajo tha se do të punojnë në ndërrime, sepse në DSK për momentin janë tre, por pritet së shpejti të kyçen më shumë prokurorë.