Maqedoni Janeva: Unë punoj ndërsa për pjesën tjetër le të thonë Qeveria dhe...

Janeva: Unë punoj ndërsa për pjesën tjetër le të thonë Qeveria dhe Këshilli i prokurorëve

Prokurorja speciale Katica Janeva nuk dëshiron zyrtarisht e as jo-zyrtarisht të komentoj situatën e krijuar me Prokurorinë speciale publike dhe për çështjet e hapura na drejtoi te institucionet kompetente gjegjësisht Këshilli i prokurorëve publik, Qeveria dhe Ministria e drejtësisë.

Kjo është esenca e bisedës së shkurtër telefonike i “Meta” me prokuroren Janeva.

“Ne punojmë për gjërat aktuale, për situatën e krijuar duhet të drejtoni te prokurorët publik dhe të kërkoni përgjigje prej tyre” thotë Janeva.

Rreth financave apo buxheti prej 1 milion euro që ajo i kërkoi e për të cilat ende nuk ka kurrfarë informacione zyrtare se a janë miratuar, Janeva thotë se për planin personale, të punës dhe financiar duhet të prononcohet Qeveria.

“Unë planet e mija i kam dorëzuar në kohë, në afatin e caktuar. Për to duhet të prononcohet Qeveria” deklaroi Janeva për “Meta”.

E njëjta situatë është edhe lidhur me hapësirat e punës për të cilat Ministria e drejtësisë sipas Janevës duhet të thotë zyrtarisht se a janë siguruar.

Sipas Ligjit për prokurori speciale të hënën e javës së kaluar (19 tetor) Qeveria duhej t’i miratoj financat e kërkuara të Janevës ndërsa Ministria e drejtësisë t’i siguroj hapësirat për punë.

Tentuam, por nuk morëm përgjigje nga Qeveria, për atë nëse është mbajtur seancë në të cilën janë shqyrtuar planet e Janevës dhe a është vendosur diçka.