Maqedoni Ivanov në mesditë do t’ia ndaj mandatin Zaevin

Ivanov në mesditë do t’ia ndaj mandatin Zaevin

Presidenti Gjorge Ivanov sot më ora 12, do t’ia ndaj mandatin për formimin e Qeverisë së R. së Maqedonisë liderit Zoran Zaev, njoftojnë nga kabineti i presidentit.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, VMRO DPMNE fitoi 51 deputetë, por nuk arriti të formoj koalicion qeveritar me partitë shqiptare. LSDM e cila në zgjedhjet fitoi 49 vende deputetësh, arriti të formoj shumicë parlamentare me partitë shqiptare, por Ivanov deri më tani refuzonte ta ndajë mandatin duke kërkuar garanci për ruajtjen e karakterit unitar të Maqedonisë dhe hedhjen e Platformës së Tiranës.