Maqedoni Ivanov fjalim mban vetëm para deputetëve të VMRO DPMNE-së

Ivanov fjalim mban vetëm para deputetëve të VMRO DPMNE-së

Filloi fjalimi vjetor i presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov në Kuvendin e R. së Maqedonisë. Në seancën solemne marrin pjesë vetëm deputetët e VMRO DPMNE-së. Deputetët e PDSH-së dhe BDI-së nuk gjenden në sallë sepse nuk e pranojnë Ivanovin si president ndërsa grupi i deputetëve të LSDM-së nuk merr pjesë në fjalimin vjetor, për shkak të siç thanë, nënçmimit të funksionit.

“Rezultati i Ivanovit, në veprimi apo mos- veprimin e tij është nënçmimi më i madh i funksionit president shteti. Ivanov vendosi të jetë lidhëse e Nikolla Gruevskit. Ne konfirmuam ndërsa projekti “E vërteta për Maqedoninë” gjithashtu konfirmoi se zgjedhjet janë jolegjitime, kriminale dhe të falsifikuara ndërsa Ivanov heshti për përgjimin e 20 mijë qytetarëve. Pamje ka, zë nuk ka. Po të kishte Ivanov ndonjë virtyt, do të jepte dorëheqje në ditën kur u firmos Marrëveshja e Përzhinos” deklaroi Sugareski.