Ekonomi Hoxha: Viti i ardhshëm për ekonomin do të jetë viti më i...

Hoxha: Viti i ardhshëm për ekonomin do të jetë viti më i vështirë në dekadën e fundi

Наредната 2016 ќе биде тешка на економски план, можеби и најтешка во последната декада, оценуваат од Стопанската комора на Северозападна Македонија (СКСЗМ).

Viti i ardhshëm në planin ekonomik ndoshta do të jetë më i vështirë i dekadës së fundit, vlerësojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. (OEMVP).

Kryetari i Odës, Nebi Hoxha theksoi se në fund të janarit Qeverisë do t’i dorëzojë kërkesë, në të cilën  propozuan një varg masash për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë dhe tejkalimin e gjendjes aktuale.

–Sinjalet për vitin e ardhshëm nuk janë shumë optimiste për komunitetin e biznesit dhe nuk presim rritje më shumë se 3 për qind. Viti i ardhshëm do të jetë vit i vështirë ekonomik për shkak të problemeve të brendshme dhe të jashtme, siç është kriza me refugjatët, kriza politike, zgjedhjet dhe problemi me emrin- tha Hoxha.

Sipas tij, masat e ndërmarra për tejkalimin e krizës politike nuk sollën risi në sferën e ekonomisë- edhe pse komuniteti i biznesit disa herë me radhë ka propozuar masa për tejkalimin e situatës, Qeveria nuk ka marr parasysh propozimet e tyre.