Maqedoni Hojt Ji më 1 maj vjen në Shkup për takim me liderët...

Hojt Ji më 1 maj vjen në Shkup për takim me liderët politik

Zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro- Azi, Hojt Brajan Ji të hënën do të udhëtoj në Maqedoni në përpjekje që të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike.

Ji siç njoftojnë nga ambasada e SHBA-së në Shkup, gjatë vizitës së tij do të bisedoj me liderët politik për statusin e formimit të Qeverisë së re, për marrëdhëniet dypalëshe si dhe për reformat e domosdoshme të integrimeve euro- atlantike.

Tani për tani nuk ka informacione nëse diplomati amerikan do të ketë takime edhe me presidentin Gjorge Ivanov.