Maqedoni Hajndël të mërkurën për vizitë në Shkup, vizita e Nuland nuk konfirmohet

Hajndël të mërkurën për vizitë në Shkup, vizita e Nuland nuk konfirmohet

Ndërmjetësi gjerman për krizën në Maqedoni Johanes Hajndël të mërkurën do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Shkup, konfirmojnë për “Meta” nga ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Tani për tani nuk ka detaje për vizitën e tij në vend. Spekulohet se për vizitë pritet të vij edhe zv- sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Viktoria Nuland, por për momentin nuk ka konfirmim për vizitën e saj.

Nuk dihet nëse Hajndël do të tentoj së bashku me Nuland të bëjnë presion që të zhbllokohet kriza politike apo se do të përgatitet terreni për diplomaten amerikane.

Euro- komisari Han mbrëmë në Bruksel i ka kumtuar kreut të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski se tanimë politikanët e vendit kanë humbur shumë kohë dhe se duhet menjëherë t’i kthehen tryezës së bisedimeve për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës.

“Duhet të krijohen kushtet për zgjedhje të besueshme, të zhvillohet sundimi i të së drejtës dhe të gjitha palët të japi mbështetje për Prokurorinë speciale si dhe të zbatohen reformat prioritare” njoftoi zëdhënësja e euro- komisarit Maja Kocijançiq për “Meta” pas takimit mes Han dhe Gruevski.