Maqedoni Gruevski në takim me Hojt Ji: Zgjedhja e Xhaferit është joligjore

Gruevski në takim me Hojt Ji: Zgjedhja e Xhaferit është joligjore

Nuk e mbështesim dhunën fizike, por njëkohësisht dënojmë dhunën politike që e bëri LSDM ndaj institucioneve, Rregullores, ligjet dhe Kushtetutës, i kanë thënë përfaqësues të VMRO DPMNE-së zëvendës ndihmës sekretarit shtetërorë të SHBA-së, Hojt Brajan Ji.

Në takimin e sotëm në Klubin e deputetëve ishin kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski, Nikola Poposki, Nikola Todorov, Trajko Veljanovski, Vladimir Gjorçev dhe Aleksandar Nikoloski.

Në takim, VMRO DPMNE ka kumtuar qëndrimet për ngjarjet e fundit, situatën politike dhe aspektet për dalje nga kriza.

Nga përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së është thënë se për ta dhuna politike ndaj Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores nga LSDM ka shkaktuar revolt ndërsa provokim plotësues ka qenë edhe këndimi i himnit shqiptar në Kuvend.