Maqedoni Gruevski: Do të tërhiqem kur të vijë koha në përputhje me afatin...

Gruevski: Do të tërhiqem kur të vijë koha në përputhje me afatin ligjor

Data e tërheqjes nga posti do të jetë kur të vijë koha në përputhje me afatin ligjor. Në këtë mënyrë Nikolla Gruevski në konferencën e sotme për shtyp u përgjigje në pyetjen e gazetarëve për atë se kur do të tërhiqet nga posti i kryeministrit në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos. Ai refuzoi të përgjigjet kush nga radhët partiake do të mund të jetë pasardhës i tij.

Në lidhje me Ligjin për shërbimet e prokurorisë publike, ai tha se dje ka kaluar në seancë qeveritare dhe se tanimë është dorëzuar në Kuvend.

Për atë nëse mediumet kanë qenë lëndë e bisedës në takimin e liderëve, Gruevski theksoi se lëndë teme ka qenë vetëm ekspertët e KSHZ-së. Mediumet vetëm janë përmendur në mënyrë joformale, por nuk kanë qenë lëndë e bisedës.