Bursa greke po fundoset pas paralajmërimeve për zgjedhje të parakohshme nga fundi i janarit. Aksionet në bursën Greke ranë për 11,15 për vetëm dy orë që nga momenti kur Parlamenti Grek nuk ja doli të votojë dhe zgjidh Presidentin e shtetit në votimin e sotshëm. Magazina ekonomike Greke “Imerisija” lajmëron se bursa ia ka arritur ti zvogëlojë dëmet, ti mbuloj humbjet dhe ti dhe ato ti zvogëlojë nga rënia nga 11, në 7 % , njëlloj si nga Akcionet e bursave, hap ky qe pritet të pranohet si miratim gradual të situatës nga investitorët të cilit realisht dhe kishin pritur një zhvillim të këtillë të ngjarjeve nga raundi i tretë i zgjedhjeve. Po bien aksionet në të gjitha bankat dhe kompanitë siç është Jurobank, banka Pireos, Banka Nacinale Greke, Kompania për lojrat e fatit, ndërtimorja Elator, si dhe aksionet e Portit të Selanikut. Dëme më të mëdha ka në sektorin bankarë, agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë e sigurimit. Sipas Imerisija, edhe pse është pritur se bursa do ti përballonte turbulencat politike, renia drastike është tregues se tregjet botërore nuk u përgjigjën pozitivisht për paralajmërimin për zgjedhjet e parakohshme. Para tri javësh kur dhe ishin paralajmëruar zgjedhjet, bursa greke e kishte rënien më të madhe në historinë e vet.