Galeria Qytetarët kërkojnë dorëheqje dhe gjuajnë Qeverinë me mollë

Qytetarët kërkojnë dorëheqje dhe gjuajnë Qeverinë me mollë

Rreth 150 qytetarë janë grumbulluar para Qeverisë që përmes protestës të shprehin revoltin e tyre nga përmbajtja e regjistrimeve që dje i publikoi liderit i opozitës, Zoran Zaev  dhe të kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje nga ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe zëdhënësi Ivo Kotevski për brutalitetin policor.

Pak kohë pas fillimit të protestës, të grumbulluarit filluan të hedhin molla ndaj Qeverisë me çka kanë thyer një dritë.

Për këtë, policia e pranishme përforcoi pajisjen dhe vendosi jelekët mbrojtës.

Protestuesit brohoritnin “Vrasës” duke kërkuar dorëheqje.

Një pjesë e tyre u drejtohen policëve duke i pyetur në cilën anë janë dhe u thonë se gjenden në anën e gabuar të gardhit sepse detyra e tyre  primare është mbrojtja e qytetarëve.

Në gardhin mbrojtës para Qeverisë janë vendosur letra në të cilat shkruan “Liri për Luben” dhe “Liri për Maqedoninë”.

Një pjesë e tyre mbajnë fanella me këto parulla.