Maqedoni Gjykata anuloi seancën për akuzën e PSP-së kundër Gruevskit dhe Janakieskit

Gjykata anuloi seancën për akuzën e PSP-së kundër Gruevskit dhe Janakieskit

Seanca gjyqësore për akuzën e PSP-së për dhunën në komunën Qendër është anuluar prej 21 nëntor për 16 dhjetor, pesë ditë pas zgjedhjeve, me kërkesë të Nikola Dodevskit, avokatit të njërit nga të akuzuarit, ish ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski.

Gjykata Penale njofton se avokati Dodevski me shkrim ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 të anulohet pasi është penguar të merr pjesë në punëtorinë për zbatimin e Ligjit për matjen e dënimeve, e organizuar nga Oda e avokatëve dhe Ambasada e SHBA-së.

Për dhunën para Komunës Qendër në gjykatë duhet të vijnë kreu i VMRO DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski si dhe ish ministri i transportit, Mile Janakieski.