Maqedoni BE: Jemi të shqetësuar për situatën poltike të Maqedonisë

BE: Jemi të shqetësuar për situatën poltike të Maqedonisë

Shërbimet evropiane për punë të jashtme, sot ka ardhur edhe një reagim tjetër, lidhur me zhvillimet e fundit, për rastin e së shtunës për operacionin “Puç” ndaj Zoran Zaveit. Kësaj radhe, reagimi shpreh shqetësim serioz për situatën në vend e cila gjithnjë e më shumë po përkeqësohet.

“Të shtunën shprehëm shqetësimin për ngjarjet në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe parimisht Komisioni nuk komenton hetimet që akoma vijojnë. Megjithatë, BE-ja është shumë e qartë për parimet, në bazë të së cilave duhet të bazohen hetimet, ashtu siç u shprehëm në deklaratën e së dielës.Ne jemi të shqetësuar për situatën politiken në Maqedoni. Jemi të shqetësuar për mënyrën se si janë trajtuar  këto ngjarje gjatë vikendit dhe për  mungesën e një trajtimi të balancuar nga ana e mediave, që vetëm më shumë  i shtoi shqetësimet tona. Jam e sigurt se ju tashmë jeni të njohur me shqetësimin tonë për rritjen e nivelit të politizimit dhe perceptimit për drejtësi selektive, që është theksuar edhe në raportin e rregullt të Komisionit Evropian, të publikuar në fund të vitit. Sipas nesh, më e rëndësishme është që i tërë procesi i hetimit të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe transparente, duke pasur parasysh tërë procesin dhe prezumimin e pafajësisë”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Komisionit Evropian.