Maqedoni Emigrantët në mënyrë të standardizuar të regjistrohen dhe të filtrohen

Emigrantët në mënyrë të standardizuar të regjistrohen dhe të filtrohen

Konfirmim të regjistrimit të standardizuar të emigrantëve, me të dhëna biometrike dhe me kritere të definuara që ata duhet t’i plotësojnë që të mund të transitojnë nëpër vendet e rutës ballkanike deri në shtetet e BE-së ku planifikojnë të aplikojnë për azil.

Kjo ishte tema e takimit të drejtorëve të policive të Maqedonisë, Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, që sot u mbajt në MPB e ku nikoqir ishte drejtori i Byrosë së sigurisë publik, Gorançe Savovski.

Dokumenti i unifikuar duhet të harmonizohet së shpejti ndërsa kriteret duhet t’i përcaktojnë vendet ku emigrantët kërkojnë azil ndërsa Austria është vendi i parë në këtë rutë.