Korrespondentë Shpërthim në minierën e “Dobrevës”, dy minatorë të lënduar

Shpërthim në minierën e “Dobrevës”, dy minatorë të lënduar

Dy minator, sot në mëngjes rreth orës 7:15, janë shtruar në Klinikën e Shtipit, me lëndime nga shpërthimi që ka ndodhur derisa kanë punuar në minierën “Dobrovë” në Probishtip.

Polica e Shtipit konfirmoi se  shpërthimi ka ndodhur nga shkaqe të panjohura. Në këtë shpërthim jështë lënduar D.Z. 42 vjeç Z. T. 49 vjeç që  të dy nga Probishtipi. Më rëndë është lënduar D.Z. ku gjatë shpërthimit ka pësuar djegie të rënda të fytyrës. Tjetri është me lëndime më të lehta. Nga Klinika informuan se minatori i lënduar më rëndë është kontrolluar nga kirurgu i përgjithshëm dhe ai masksilofacial, si dhe nga oftamotologu,  ku do t’i bëhet edhe intervenim kirurgjikal.

Minatori tjetër, me kërkesë të tij do të lëshohet në kurim shtëpiak.

Policia bëri të ditur se pritet shqyrtim nga inspektori i minierave dhe nga prokuroria publike.

Për dhjetë ditë e kaluara kjo është fatkeqësia e dytë me radhë në minierën e indomineraleve dhe metaleve “Dobrevë”. Më 24 nëntor  mbi një minator ra një bllok guri, me çka u lëndua në boshtin kurrizor.

  1. K.