Ekonomi “Doing Business”: Nga 189 ekonomitë e botës Maqedonia në vendin e 12

“Doing Business”: Nga 189 ekonomitë e botës Maqedonia në vendin e 12

Sipas raportit të “Doing Business” të Bankës Botërore, Nga 189 ekonomitë e botës Maqedonia në vendin e 12.

Në fushën e fillimit të biznesit, shteti është vendin e dytë, kurse sipas raportit, kjo ka të bëjë me thjeshtësimin e procedurave nëpërmjet regjistrimeve nëpërmjet internetit.

Në kategorinë pagim i tatimeve, Maqedonia është në vendin e shtatë.

Javorja me renome botërore „Ekonomisti” para do kohësh dha vërejtje serioze sa i përket radhitjes së vendeve  në raportin e “Doing Business”, duke shprehur shqetësime se ka mangësi dhe lëshime të caktuara.

Javorja shkruan se numri më i madh i vendeve të cilat lartë radhiten, ose kanë rritje të lartë në listën e “Doing Business”, në fakt- janë të varfra .

Që të fitojnë vend më të volitshëm në listë, këto shtete kanë prirje ndaj investimeve të huaja të drejtpërdrejta ose me ndihmën, ku nëse bëhet pjesë e politikës të një qeverie,  nuk është mënyra për të bërë ekonominë kombëtare.

Gjatë kësaj nuk merren parasysh elementet e ambientit afarist, siç është siguria, korrupsioni, përfshirja e tregut, stabiliteti financiar, infrastruktura dhe dituria.