Maqedoni Dimitriev nuk ka firmosur për Maksutin për zv- ministër të mbrojtjes

Dimitriev nuk ka firmosur për Maksutin për zv- ministër të mbrojtjes

Propozimi i Bashkimit Demokratik për Integrim për anëtar të ri të Qeverisë, Bekim Maksuti, i njohur në vitin 2012 per përuljen me uniformën e ARM-së së bashku me ministrin e mbrojtjes Fatmir Besimi para përmendores së UÇK-së në Sllupçan, nuk ka marrë vizën e kryeministrit Emil Dimitriev për zëvendësministër.

Në listën e dërguar në Parlament, me ministra dhe zëvendësministra të propozuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe të nënshkruar nga Dimitriev, mungon vetëm emri i Maksuti.

Tani lista zyrtare në vend të 12 propozimeve i ka 11 propozime për ministra dhe zëvendës ministra.

Nga BDI-ja për momentin nuk ka informacione nëse do të propozojnë emër të ri për shkak të Maksutit ose deri në zgjedhje Qeveria do të funksionoje pa zëvendësministër në resorin e mbrojtjes.