Maqedoni “Buzzfeed” me ndikim botëror përdor agjencinë “Meta” si burim

“Buzzfeed” me ndikim botëror përdor agjencinë “Meta” si burim

Vitin e kaluar, qyteti i Velesit me popullatë prej 45.000 njerëz, përjetoi tronditje të artë digjitale kur banorët e tij hapën të paktën 140 ueb faqe që përhapnin propagandë për kandidatin presidencial të Republikanëve, Donald Trump, shkruan ueb faqja amerikane “Buzzfeed”.

“Buzzfeed” në analizën e gjerë citon agjencinë e lajmeve “Meta” për tekstin e publikuar në muajin prill kur “Meta” kontaktoi me pesë banorë të Velesit, pronar të ueb faqeve që publikojnë propagandë në favor të Donal Trump.

Sipas pronarëve të këtyre faqeve, Velesi është i vërshuar me portale të këtilla. Pesë të rinj nga Velesi thonë se aspekti financiar është motivi më i fortë për të ndërmarrë këtë hap.

“Buzzfeed” në këtë analizë shkruan se këto faqe kanë emra amerikan si p.sh WorldPoliticus.com, TrumpVision365.com, USConservativeToday.com, DonaldTrumpNews.co, и USADailyPolitics.com dhe të gjitha publikojnë përmbajtje agresive për kandidatin republikan.

Tekstin e plotë të “Meta” mund ta lexoni KËTU.