Sekcioni Kryesor Burgu i Manastirit ku janë të arrestuarit nga Lagja e Trimave me...

Burgu i Manastirit ku janë të arrestuarit nga Lagja e Trimave me sigurim të përforcur policor

Drejtori i burgut të Manastirit “Crn Most”, Slavko Gacovski dhe kryeshefja e sektorit për marrëdhënie me opinionin dhe protokoll pranë MPB, Natalia Spirova- Kordiq për “Meta” konfirmuan se ka sigurim të shtuar policor në burg dhe se janë rritur masat e sigurisë me nëpunës të rregullt policor, por jo edhe me njësi speciale.

Gacovski konfirmoi se në “Crn Most” janë një pjesë e grupit të armatosur në Lagjen e Trimave, por nuk zbulon emrat e tyre.

Gacovski gjithashtu thotë se nuk është e vërtetë se i është marrë arma rojtarëve, por se ata armë mbajnë vetëm jashtë objekteve të akomodimit.

Nga MPB për më vonë paralajmëruan shpjegim se pse është rritur niveli i sigurisë në burgun e Manastirit.