Maqedoni Bumçi: Kriza politike në Maqedoni do të zgjidhet nëse Gruevski jep dorëheqje

Bumçi: Kriza politike në Maqedoni do të zgjidhet nëse Gruevski jep dorëheqje

Parlamentari shqiptar Aldo Bumçi sot vlerësoi se kriza në Maqedoni mund të tejkalohet vetëm nëse kreu i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski jep dorëheqje.

Bumçi, i cili është anëtari i Partisë Opozitare  Demokratike në Shqipëri (POD), gjatë kohës së seancës së sotme të Kuvendit shqiptar tha se edhe Gruevski edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të japin dorëheqje për t’u zgjidhur kriza në Maqedoni dhe Shqipëri.

Bumçi dje deklaroi se kryeministri Rama e ka futur Shqipërinë në krizë politike dhe se me politikën e tij po shkatërron kompanitë, po i varfëron shitësit e qumështit me çmimin e dobët blerës dhe me çmimin e lartë të energjisë elektrike.