Maqedoni Brukseli pret pa anulim të emërohet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e...

Brukseli pret pa anulim të emërohet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re

Komisioni Evropian pret të vazhdojnë proceset demokratike në Maqedoni, të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit e më pas edhe Qeveria e re, njoftoi sot në konferencë shtypi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen se si i komenton ngjarjet në parlamentin e Maqedonisë.

“E ndjekim zhvillimin e ngjarjeve dhe vazhdimisht kemi thënë, disa herë kemi theksuar se patjetër të respektohen rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare, pasiguria e tashme patjetër të merr fund dhe Qeveria duhet të formohet pa anulim të mëtutjeshme, e bazuar në shumicën parlamentare që ekziston”, tha Kocijançiq.

Ajo gjithashtu shtoi se përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë, Federika Mogerini dhe euro- komisari Johanes Han i kanë bërë thirrje presidentit që ta shqyrtojë vendimin dhe ta ndaj mandatin për formimin e Qeverisë.

“Ne tani presim të gjithë liderët politik dhe institucionet të lejojnë proceset demokratike të zhvillohen ndërsa kjo përfshin edhe emërimin e kryetarit të ri të Kuvendit, që do të donim ta shohim pa anulim të mëtutjeshëm”, tha Kocijançiq.